170 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë/ Urgjenca plot me pacientë të prekur nga viroza e verës, reagon mjekja: Të vjella…

2
170-vizita-dhe-15-shtrime-cdo-dite/-urgjenca-plot-me-paciente-te-prekur-nga-viroza-e-veres,-reagon-mjekja:-te-vjella…
170 vizita dhe 15 shtrime çdo ditë/ Urgjenca plot me pacientë të prekur nga viroza e verës, reagon mjekja: Të vjella…

Muaji gusht ka sjellë fluks të shtuar pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Vlorës. Nga 150 deri në 170 vizita në ditë, shumica lidhen me viroza te stines, infeksione gastrointestinale dhe bronkite.

Mjekja vë në dukje se pjesa më e madhe e pacientëve janë ne moshe te re.

Mjekja Lorena Arapaj shpjegon se rritja e vizitave është më e dukshme gjatë fundjavave, duke e lidhur këtë me fluksin e pushuesve në Vlorë.

Rreth 15 raste në ditë shtrohen ne spital per shkak te komplikacioneve. Dy janë virozat kryesore: njëra me diarre dhe të vjella, kryesisht tek fëmijët mbi 1 vjeç deri ne 15-vjec si dhe të rinjtë. Tjetra shfaqet vetëm me temperaturë dhe mund të komplikohet me kollë e bronkit.

Mjekja këshillon hidratim të shpeshtë, përdorimin e probiotikeve dhe antipiritikeve si dhe mbikëqyrje të rregullt mjekësore.