8 plumba për një minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe shkaqet e ekzekutimit të Kristjan Kolës

1
8-plumba-per-nje-minute/-mister-identiteti-i-dy-autoreve-dhe-shkaqet-e-ekzekutimit-te-kristjan-koles
8 plumba për një minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe shkaqet e ekzekutimit të Kristjan Kolës

Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar.

Ndërkohë vijojnë të zbardhen informacione lidhur me ekzekutimin e të riut në mes të qytetit.

Sipas raportimeve, dy autorëve i është më pas se një minutë kohë për të eleminuar 34-vjeçarin.

Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.

Nga rindërtimi i skenës së vrasjes, bëhet e ditur se vrasësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister.

Dëshmitarët e natës së ekzekutimit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtënat për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator. Por dëshmitarët kanë deklaruar se vetëm kanë parë Kolën të shtrirë në tokë.

Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.

Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm.

Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku.