Nis festimet për ditëlindjen e 30, Dua Lipa mahnit me fustanin provokues e s*ksi

2
nis-festimet-per-ditelindjen-e-30,-dua-lipa-mahnit-me-fustanin-provokues-e-s*ksi
Nis festimet për ditëlindjen e 30, Dua Lipa mahnit me fustanin provokues e s*ksi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndezur “Instagram”-in me disa fotografi nga pushimet e saj romantike dhe plot luks.

Artisja ka zbuluar se ka nisur festimet e 30 vjetorit të lindjes. Në imazhet që kanë marrë mijëra pëlqime brenda pak minutash, ajo shfaqet me një fustan të bardhë, elegant dhe njëkohësisht provokues, duke nxjerrë në pah format perfekte dhe stilin e saj të pakrahasueshëm.

Krah saj është partneri, aktori britanik Callum Turner, me të cilin ndan momente intime dhe të ëmbla, përfshirë edhe një puthje romantike që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

“Festime të parakohshme të ditëlindjes në ishullin tim të preferuar me njerëzit e mi të preferuar, duke veshur fustanin më të bukur që Simon e bëri për mua… Nuk mund të pres për 30-tat”, ka shkruar Dua në një prej postimeve.

after content