“Humbëm gjithçka”/ Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Jemi pa çati mbi kokë

3
“humbem-gjithcka”/-zjarret-ne-gramsh,-banoret-me-syte-nga-shteti:-jemi-pa-cati-mbi-koke
“Humbëm gjithçka”/ Zjarret në Gramsh, banorët me sytë nga shteti: Jemi pa çati mbi kokë

Pasi kaluan rrezikun për jetën e tyre dhe të familjarëve, banorët e fshatrave të Gramshit që u shkrumbuan nga zjarret e dy ditëve të fundit tashmë janë me shpresën e ndihmës së shtetit.

“Gjithçka patëm u shkrumbua dhe tashmë jemi pa çati mbi kokë, pa bagëti dhe pa bujqësi, që ishin burimi i vetëm i të ardhurave dhe produkteve ushqimore”.

Ky është refreni që përsërit secili prej banorëve të pyetur në qendrat e strehimit të ngritura nga Bashkia e Gramshit, shkruan A2.

after content