Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 20 vjeçari belg kapet në Rinas! Komplot, plagosje e p*rnografi, ja për çfarë akuzohet

2
me-rrezikshmeri-te-larte-shoqerore,-20-vjecari-belg-kapet-ne-rinas!-komplot,-plagosje-e-p*rnografi,-ja-per-cfare-akuzohet
Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 20 vjeçari belg kapet në Rinas! Komplot, plagosje e p*rnografi, ja për çfarë akuzohet

Një 20-vjeçar, banues në Belgjikë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale është arresuar në Rinas.

I riu me iniciale A. K., konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt Maltës..

Raportohet se Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”.

Njoftimi:

Rinas/ Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tiranës dhe partnerëve europianë.

Si rezultat, një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas belg, i kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin belg të kërkuar ndërkombëtarisht, A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Malta, pasi Gjykata e Magjistratëve Maltë ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Komploti për kryerjen e një vepre penale”, “Vjedhja”, “Posedimi ,shpërndarje ose prodhimi i materialeve pornografike që përfshijnë të mitur” dhe “Mosrespektimi i kushteve të vendosura nga Gjykata për lirimin me kusht”, parashikuar nga legjislacioni penal i Maltës.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Maltës.

after content