Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

3
lindjet-ne-gjashtemujorin-e-pare/-1-mije-bebe-me-pak-qarku-i-kukesit-i-vetmi-qe-ka-shenuar-rritje
Lindjet në gjashtëmujorin e parë/ 1 mijë bebe më pak qarku i Kukësit i vetmi që ka shënuar rritje

Popullsia e Shqipërisë po vijon tkurrjen. Numri i lindjeve ka një rënie të ndjeshme me 7.4% për tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo që është më shqetësuese është fakti se është ngushtuar edhe më shumë raporti ndërmjet numrit të lindjeve dhe numrit të vdekjeve.

Në këtë tremujor ka pasur vetëm 48 bebe më shumë se numri i personave që janë ndarë nga jeta në të gjithë vendin.

INSTAT raporton se shtesa natyrore është pozitive, kjo për faktin se ka pasur një rënie të numrit të vdekjeve. Dhe pse me rënie nga viti i kaluar, Tirana ka shënuar numrin më të lartë të lindjeve, me 1,982 bebe, dhe kryeqyteti rezulton të ketë shtesën natyrore më të madhe, e cila llogaritet sipas raportit lindje-vdekje.

Në këtë tremujor, Gjirokastra ka regjistruar numrin më të ulët të lindjeve, me vetëm 74, kjo shpjegohet me emigrimin e të rinjve në këtë qark. Ndërsa qarku i Korçës jo vetëm që ka një rënie të theksuar të numrit të lindjeve, por ka një kapërcim të numrit të vdekjeve. Në këtë tremujor, numri i vdekjeve ka qenë 226 më shumë se i lindjeve në këtë qark.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 9,322 lindje (4,340 në tremujorin e parë dhe 4,982 në të dytin), krahasuar me 10,325 lindje në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo tregon një rënie të konsiderueshme, me afro 1,000 bebe më pak. Pothuajse të gjitha qarqet e vendit kanë regjistruar ulje të lindjeve.

Sa i përket shtesës natyrore (lindje-vdekje), vetëm 4 qarqe rezultojnë pozitive, që do të thotë se në këtë tremujor të dytë kanë pasur pak më shumë lindje se numri i vdekjeve, ndërsa në 8 qarqe të tjera shtesa natyrore e popullsisë është negative, pasi numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Qeveria, për të nxitur lindshmërinë në vend, vendosi që nga viti i ardhshëm të mos ketë më bonus për bebet që do të lindin, por pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Është planifikuar pagesë 5,000 lekë në muaj për fëmijën e parë, 7,000 lekë për të dytin dhe 10,000 lekë për të tretin.

after content