Noizy dhe Yll Limani sjellin këngën e re “Netët e vona”

2
noizy-dhe-yll-limani-sjellin-kengen-e-re-“netet-e-vona”
Noizy dhe Yll Limani sjellin këngën e re “Netët e vona”

Noizy dhe Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur “Netët e vona”, një projekt muzikor që kishte ngjallur interes të madh tek publiku edhe para lansimit zyrtar.

Kënga vjen e kompletuar me një videoklip profesional, i realizuar nga regjisori Xhois Shaholli, duke i dhënë projektit një dimension të plotë artistik.

Teksti i këngës është fryt i një pune të përbashkët mes disa emrave të njohur në industrinë muzikore shqiptare: Noizy, Yll Limani, Elgit Doda, Denk & Tonic, Erno dhe Rron Kai.

Melodia dhe atmosfera e këngës janë kombinuar në mënyrë të tillë që ta bëjnë atë një hit të mundshëm të verës.

“Netët e vona” kishte nisur të bëhej virale në rrjete sociale edhe para publikimit, me fragmente të këngës që qarkullonin në TikTok, duke rritur pritshmëritë e fansave.

Me lansimin e plotë, projekti pritet të marrë vëmendje të madhe në tregun muzikor shqiptar dhe më gjerë.

Ylli në ndërkohë po vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte nëpër vende të ndryshme në trojet shqiptare.

after content