
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq, mbrëmjen e së enjtes, ku gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve, mbeti i vdekur si pasojë e goditjes me thikë, një prej tyre, 14-vjeçari Erald Xheja.
Sipas të dhënave të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në loklalin e fshatit Pirg.
Të dyja palët kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”etj që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.
Personat e arrestuar për vrasjen në Maliq.
Enedio Guri autori
Edison Guri
Roland Guri
Flori Çela