Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq nga bashkëmoshatari, arrestohet autori i krimit si edhe 7 persona të tjerë! Roli në krim i babait dhe xhaxhait të adoleshentit

4
vrasja-e-14-vjecarit-ne-maliq-nga-bashkemoshatari,-arrestohet-autori-i-krimit-si-edhe-7-persona-te-tjere!-roli-ne-krim-i-babait-dhe-xhaxhait-te-adoleshentit
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq nga bashkëmoshatari, arrestohet autori i krimit si edhe 7 persona të tjerë! Roli në krim i babait dhe xhaxhait të adoleshentit

Policia ka zbardhur detaje nga vrasja e Erald Xhejos, 14 vjeçarit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, krimi ndodhur ditën e djeshme në fshatin Pirg të Maliqit.

erald xhejo vrasje maliq pirg
Viktima Erald Xhejo

Në pranga e policisë kanë rënë autori i ngjarjes, i cili raportohet se pas krimit tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.

Të arrestuar janë gjithashtu babai i tij Edison Guri, 44 vjeç dhe xhaxhai i tij Roland Guri, 44 vjeç, pasi fshehën thikën, me të cilin u krye krimi;

Gjithashtu u arrestua Flori Çela, 34-vjeç, i pranishëm gjatë konfliktit dhe tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Blutë vendosën në pranga edhe 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndërkohë policia sekuestroi thikën me të cilën u krye krimi, automjetin me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit si edhe 5 celularë.

Njoftimi:

Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

after content