Ishte duke notuar, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalzit

3
ishte-duke-notuar,-mbytet-63-vjecari-ne-gjirin-e-lalzit
Ishte duke notuar, mbytet 63-vjeçari në Gjirin e Lalzit

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalëzit, ku një 63-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po notonte.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:40, shtetasi I. B., banues në Tiranë, humbi jetën gjatë kohës që po lahej në det.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

after content