Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtinë, gjendet i pajetë 56-vjeçari në Elbasan

3
doli-per-te-kerkuar-qenin-qe-i-ruante-bagetine,-gjendet-i-pajete-56-vjecari-ne-elbasan
Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtinë, gjendet i pajetë 56-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën malore të Gjinarit, ku një banor i fshatit Pashtresh pranë Elbasanit, Pëllumb Toçi, 54 vjeç, humbi jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte larguar nga banesa në mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë, i cili ishte humbur në mal.

Mbrëmjen e së enjtes, trupi i tij u gjet në ujërat e kanionit dhe u nxor nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake, ngjarja po trajtohet si aksidentale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

after content