Policia e Shtetit ‘nuk fal’/ Siguria e qarkullimit rrugor, bilanci rekord: Përdorim celulari, drejtim mjeti nën…

3
policia-e-shtetit-‘nuk-fal’/-siguria-e-qarkullimit-rrugor,-bilanci-rekord:-perdorim-celulari,-drejtim-mjeti-nen…
Policia e Shtetit ‘nuk fal’/ Siguria e qarkullimit rrugor, bilanci rekord: Përdorim celulari, drejtim mjeti nën…

Gjatë dy javëve të fundit, policia rrugore e Shkodrës ka arrestuar 5 drejtues mjetesh, proceduar penalisht 7 të tjerë si dhe ka vendosur 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

80 shoferë janë gjobitur për mosvënien e rripit të sigurimit, 176 masa për parakalime të gabuara, 51 për mosvënien e kaskës mbrojtëse, 9 për përdorimin e celularit, 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit etj. Policia apelon drejtuesit që të zbatojnë rregullat, ndërsa qytetarët që të denoncojnë për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vënë gjithsej 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

– 80 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;

– 51 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;

– 9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

– 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

– 2 masa për xhama të errësuar;

– 176 masa për parakalime të gabuara;

– 473 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;

– 44 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

– 433 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.”

after content