E rëndë/ Policia shpëton të riun shqiptar nga mbytja, por ndërron jetë në spital

2
e-rende/-policia-shpeton-te-riun-shqiptar-nga-mbytja,-por-nderron-jete-ne-spital
E rëndë/ Policia shpëton të riun shqiptar nga mbytja, por ndërron jetë në spital

Një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në spital vetëm pak orë pasi policia italiane e shpëtoi nga mbytja në pishinën e hotelit.

Viktima u pa teksa luftonte për mbijetesë në ujin e pishinës dhe pasi u nxor prej andej u dërgua në spital për mjekim, ku u duk se kaloi rrezikun. Por gjatë orëve të natës gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe humbi jetën më 11 gusht.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin ‘Ermitage’ në Jesolo të Venecias. Dëshmitarët thanë se e panë të riun në vështirësi shëndetësore në pishinë dhe më pas patrulla e karabinierëve që gjendej shumë pranë ndërhyri dhe i dha ndihmën e parë pasi e nxori nga uji.

Pas ndërhyrjes dhe CPR-së që iu bë ai u duk sikur e kaloi rrezikun e frymëmarrjes, pasi kishte asfiksim. Në spitalin San Donà u bë e qartë se askush nuk e njihte ose nuk e kishte parë më parë, dhe se ai nuk ishte i listuar si mysafir në hotel dhe as anëtar i stafit. Prandaj, filluan hetimet për të përcaktuar se si dhe pse ai kishte hyrë në objekt: nëse ishte kërcënuar apo ndjekur, apo ishte futur fshehurazi me qëllime të tjera.

Ndaj dyshimet paraprake janë se i riu mund të ketë qenë ose i alkoolizuar, ose i droguar në ato momente. Por nuk përjashtohen edhe problemet shëndetësore apo patologjitë dhe ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes së shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, informon media italiane.

Gjendja e tij në spital u përkeqësua deri në atë pikë sa humbi jetën dhe ekipi mjekësor mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e tij. Zyra e prokurorit në Venecia u informua për incidentin dhe hetimet janë në proces dhe sipër.

after content