
Pas përhapjes së një videoje në rrjetet sociale dhe portale, ku shihet ai duke u puthur me një vajzë, Drilon Rama ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instastory.
Ai u shpreh se videoja që po qarkullon është e vjetër dhe se vajza (duke iu referuar Sarës) e ka përdorur për interesa personale.
“Une kurrë s’jam marrë me famë, me show, a me bo zhurmë për qef t’njerzve,” shkruan ai, duke theksuar se kjo nuk është bota e tij dhe asnjëherë s’ka qenë.
Driloni nuk e la me kaq! Ai pati edhe një ‘goditje’ tjetër për Sarën
Duke marrë parasysh ndjekësit që i apasionuan pas vetes gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother, të cilët me ngulm dëshironin një lidhje mes tyre, Driloni pati një koment për ta.
“Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë,” shkruan Driloni, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë kontakt prej më shumë se dy muajsh dhe nuk kanë shkëmbyer asnjë mesazh, shkruan Prive.
“Qysh ka vendos me paraqit ajo, punë e saj. Po s’ka pas guxim me kallxu drejt, prandaj po e kallxoj unë tash: Mes meje e saj, kurrë s’ka pas kurgjo – as s’ka me pas. Pikë”, u shpreh ai duke iu referuar intervistave të Sarës që linte pikëpyetje në raportin e saj me Drilonin.
Fituesii BBVK3 iu drejtua fansave se po përpiqen të krijojnë një realitet që nuk ekziston. “Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet,” thotë ai, duke u kërkuar ndjekësve të ndalen me spekulime dhe “budallaki”.
Ai nuk lë pa përmendur as “clown-at” që bëjnë intervista apo i shkruajnë mesazhe provokuese, duke thënë se nuk do t’i marrë kurrë seriozisht. “Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme,” deklaron prerazi.
Në fund, Driloni falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur që në ditën e parë dhe thekson se fokusi i tij janë vetja, familja, shqiptarët dhe ëndrrat e tij. Ai premton se do t’i bëjë ndjekësit krenarë dhe se do të vazhdojë të punojë për këtë.