Hyri për herë të parë në shtëpinë e re, gruaja HABITET kur gjen se çfarë kishin lënë pronarët e mëparshëm

2
hyri-per-here-te-pare-ne-shtepine-e-re,-gruaja-habitet-kur-gjen-se-cfare-kishin-lene-pronaret-e-meparshem
Hyri për herë të parë në shtëpinë e re, gruaja HABITET kur gjen se çfarë kishin lënë pronarët e mëparshëm

Kur zhvendosesh në një shtëpi të re, normalisht pret që pronarët e mëparshëm t’i kenë zhvendosur të gjitha sendet e tyre para se të mbërrish ti. Por ndonjëherë, ata mund të kenë rënë dakord të lënë disa pajisje që nuk u nevojiten, por që mund t’i përdorësh ti.

Megjithatë, një grua përjetoi tmerrin e jetës së saj kur mori çelësat për t’u zhvendosur në shtëpinë e saj të re. Në momentin që hapi derën e përparme, ajo gjeti diçka që nuk e priste brenda pronës.

Louren Wilson postoi një video në “TikTok”, ku tregonte momentin që po hapte derën e shtëpisë së saj të re për herë të parë.

Në videon në fjalë, Louren shihet teska hy në banesë dhe menjëherë ndalon, pasi në korridor sheh një gjë që aspak nuk e priste.

Ishte një qen i vogël, i bardhë, i cili po tundte bishtin i ngazëllyer. Louren ishte e hutuar nga ajo që po shihte. Ajo ishte e shqetësuar se mos pronarët e kishin braktisur qenin kur ishin larguar dhe nuk kishte idenë se çfarë të bënte.

after content