Xheloz dhu’nonte gruan, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

5
xheloz-dhu’nonte-gruan,-arrestohet-32-vjecari-shqiptar-ne-itali
Xheloz dhu’nonte gruan, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Itali. Mësohet se ai është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij. Sipas mediave italiane rasti më i fundit i dhunës ndaj gruas u regjistrua të martën rreth orës 13:00. Policia sapo u njoftua në lidhje me ngjarjen shkoi drejt banesës së çiftit.

Autoritetet gjetën gruan e dhunuar që qante ndërsa shqiptari dyshohet se ishte i dehur. Mobiljet dhe zbukurimet ishin në tokë, duke treguar një debat të nxehtë. Pavarësisht pranisë së forcave të rendit, shqiptari nuk tregoi shenja pendimi, duke vazhduar ta ofendonte gruan e tij.

Ajo raportoi se ishte goditur me shqelma dhe grushte nga burri i saj. Ky ishte një sulm i vazhdueshëm, që kishte vazhduar për disa vite, të cilin burri e justifikoi si xhelozi. Gruaja u dërgua në spitalin e Monzës ku mori trajtim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

after content