Putini flet pas takimit me Trump: Vizita ishte e dobishme/ Ja çfarë deklaroi presidenti rus për luftën në Ukrainë

2
putini-flet-pas-takimit-me-trump:-vizita-ishte-e-dobishme/-ja-cfare-deklaroi-presidenti-rus-per-luften-ne-ukraine
Putini flet pas takimit me Trump: Vizita ishte e dobishme/ Ja çfarë deklaroi presidenti rus për luftën në Ukrainë

Pas kthimit në Rusi presidenti rus tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me homologun e tij amerikan.

Vladimir Putin deklaroi se vizita e tij në Alaska ishte “e dobishme dhe në kohën e duhur”.

“Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojnë bazën e zgjidhjes”, tha Putin.

Udhëheqësi rus deklaroi gjithashtu se biseda që pati me Donald Trump ishte “e sinqertë dhe thelbësore”.

after content