Tërmeti i fuqishëm godet vendin/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për…

5
termeti-i-fuqishem-godet-vendin/-dhjetera-te-lenduar,-nuk-ka-paralajmerim-per…
Tërmeti i fuqishëm godet vendin/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për…

Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror në Indonezi, herët këtë mëngjes.

Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.

Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Nuk ka raportime për vdekje deri më tani.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.

BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami.

after content