Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri të llojit pistoletë.
Ai i u kap në rrugën “5 Maji”, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti armën, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -K. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njofton se i riu ishte i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.