Territori Shqiptar në orët e para të mëngjesi dhe mesditës do të vijoj të jetë nën ndikimin moti të qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare dhe në ultësirën Perëndimore intervale të gjata me diell.
Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të vranësirave.
Por pasditja dhe mbrëmja do të shpeshtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, po ashtu do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë vranësirat e shumta të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu.
Reshjet më të theksuara do të jenë në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.