Krim i rëndë në Greqi! 28-vjeçari vret me thikë partneren e tij 47-vjeçare, i riu e goditi disa herë në trup

6
krim-i-rende-ne-greqi!-28-vjecari-vret-me-thike-partneren-e-tij-47-vjecare,-i-riu-e-goditi-disa-here-ne-trup
Krim i rëndë në Greqi! 28-vjeçari vret me thikë partneren e tij 47-vjeçare, i riu e goditi disa herë në trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 18 gusht në zonën Halandri të Greqisë, ku një 28-vjeçar vrau partneren e tij 47-vjeçare në hyrjen e pallatit ku ai banonte.

maketa-xalandri

Sipas raportimeve nga mediat greke, autorit iu gjetën dy thika, ndërsa mësohet se viktima jetonte në të njëjtin pallat dhe po fliste me autorin në holl para se ai ta godiste me thikë.

Burime për Protothema bëjnë me dije se rreth orës 11:00, një banore e pallatit doli jashtë dhe dëgjoi gruan 47-vjeçare duke thirrur: “Ndihmë, ndihmë, ka thikë!”.

Të trembur, ajo u largua dhe telefonoi policinë, por gjatë kohës që po përfundonte thirrjen, 28-vjeçari kishte qëlluar viktimën disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas informacioneve, autori, i veshur me rroba të zeza, qëndroi në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë, e cila më pas e arrestoi.

Pas arrestimit, 28-vjeçari u dërgua në Nën-Drejtoriatin për Krimet dhe Hetimin e Krimeve të Veri-Lindjes së Atikës, i cili ka marrë përsipër hetimet.

after content