Berisha: Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore dhe një gjykatës, por KLGJ dhe KLP nuk thanë asnjë fjalë të vetme

4
berisha:-rama-sulmoi-me-egersine-me-te-madhe-nje-prokurore-dhe-nje-gjykates,-por-klgj-dhe-klp-nuk-thane-asnje-fjale-te-vetme
Berisha: Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore dhe një gjykatës, por KLGJ dhe KLP nuk thanë asnjë fjalë të vetme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se institucioni që supozohet të luftojë krimin e organizuar, po funksionon në realitet si aleat i tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtues të lartë të SPAK-ut, përfshirë kreun e saj Altin Dumani, të cilin ai e ironizoi me emrin “Altin Troplini” për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kartelet e drogës që operojnë brenda dhe jashtë territorit shqiptar.

Berisha tha se gjatë qëndrimit të tij në institucion për shkak të masës “detyrim paraqitje”, gjeti aty Elvis Doçin, figurë që ai e përshkroi si të lidhur me botën e krimit, duke i vendosur në qafë një “pllakatë nderi” Altin Dumanit, në një akt simbolik që e shpallte atë president nderi të një karteli droge, për “shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që i ka dhënë aktivitetit kriminal”.

Por Berisha nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama.

PJESE NGA DEKLARATA E BERISHES

Së dyti, ju e patë, Edi Rama sulmoi me egërsinë më të madhe një prokurore me mbiemrin Gjeli, e cila në mënyrë absolute kishte zbatuar pikë për pikë atë që kërkohej në raportin e policisë së Shkodrës.

Dhe pas prokurores Gjeli që nuk la turfullim pa bërë kundër saj, iu vërsul një gjykatësi tjetër, në mos gabohem, Balliu mbiemër, për fajin e vetëm që ky gjykatës me karakter për ligjin, kishte zbatuar pikë për pikë vendimin e qeverisë.

Ky gjykatës, në përputhje me vendimin, i cili i njihte shkelësit e ligjit të drejtën e parablerjes me firmë të Edi Ramës, kishte vendosur masën e sigurisë, sepse Edi Rama pavarësisht nga pafytyrësia e tij, kërkonte që gjykatësi të mbajë dy standarde, njëherë ta zbatojë dhe njëherë të mos e zbatojë.

Tani ky, i vërsulet gjykatësit, një djalë i ri ai, me fjalët e një ordineri, jo të një kryeministri, jo i pacipë, jo këto e ato.

A dëgjuat ju, dy sulme të egra, a dëgjuat ju një fjalë të vetme nga dy institucionet kryesore të drejtësisë, të cilat detyrimisht duhet të merrnin në mbrojtje këto individë sepse kishin zbatuar ligjin.

Asnjë fjalë, heshtje varri. Ndërkohë që kur unë denoncoja lidhjet me krimin të Altin Troplinit, ata lëshonin kilometra deklarata në mbrojtje të Gjokës apo Troplinit.

after content