Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

4
tragjedi-ne-itali/-u-qellua-me-arme-elektrike-nga-karabinieret,-nderron-jete-shqiptari
Tragjedi në Itali/ U qëllua me armë elektrike nga karabinierët, ndërron jetë shqiptari

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve. Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, shkruajnë mediat italiane.

Prokurorja Paola Calleri do të hapë një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ky incident ndodh pas rastit të një 57-vjeçari nga Olbia, i cili gjithashtu kishte vdekur pas përdorimit të tazerit nga policia.

after content