Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

4
sherret-mes-dy-familjeve-i-peson-qeni-i-shtepise/-62-vjecari-e-vret,-pronari-dhe-miku-i-tij-dhunojne-autorin
Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

Sherret mes dy familjeve në Fier përfundojnë me vrasjen e qenit të një prej tyre, duke e çuar konfliktin deri në përleshje fizike, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të mos lejuar rëndimin e situatës në tragjedi.

Dy familjet kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën, teksa pronari 55-vjeçar i kafshës shtëpiake, së bashku me një të afërmin e tij, pas këtij krimi ka sulmuar autorin 62-vjeçar, duke e goditur me grushte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç, dhe E. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë kafshën shtëpiake (qenin) në pronësi të shtetasit I. Ll., ndërsa ky i fundit dhe 41-vjeçari kanë goditur me grushte 62-vjeçarin”, tha zyrtarisht policia vendore.

Të dyja palët në marrjen paraprake në pyetje kanë fajësuar njëra-tjetrën, teksa do të jetë prokuroria që do zbardhë ngjarjen mbi veprat penale që janë konsumuar.

Krimet e rënda ndaj kafshëve duket se janë në rritje, ndërsa më herët u regjistrua edhe ngjarja e shëmtuar në malin e Llogarasë në Vlorë, më 8 gusht, ndërsa u arrestua edhe autori i dyshuar, Selfo Merkohitoj, nga Dukati.

after content