Ja si dukej Shkurte Fejza para 32-vjetësh

3
ja-si-dukej-shkurte-fejza-para-32-vjetesh
Ja si dukej Shkurte Fejza para 32-vjetësh

Një rikthim në kohë që preku zemrat e shumë ndjekësve ka ardhur nga Gresa Behluli, e bija e ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejza.

Në një postim në Instagram, Gresa ndau një fotografi të vitit 1993, ku Shkurta shihet me pamjen e saj karakteristike të natyrshme dhe me një stil që ende frymëzon.

“Bukuri natyrale Shkurte Fejza-Behluli. Viti 1993 kur s’ka pas botoxa, as fillera, as photoshop”, ka shkruar Gresa krahas fotografisë.

Shkurte Fejza, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet emocionale, ka qenë jo vetëm një këngëtare e dashur për publikun, por edhe një simbol i qëndresës kulturore shqiptare gjatë kohërave më të vështira.

after content