Zelensky pas takimit me Donald Trump: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

3
zelensky-pas-takimit-me-donald-trump:-i-gatshem-te-takohem-me-putin-ne-cdo-format
Zelensky pas takimit me Donald Trump: I gatshëm të takohem me Putin në çdo format

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në çdo format.

Ai ka shtuar gjithashtu se ishte Putin ai që sugjeroi një takim bilateral mes Ukrainës dhe Rusisë, pasuar nga një takim trilateral që do të përfshinte SHBA-të.

Zelensky shtoi se ka diskutuar për garantimin e sigurisë me Trumpin dhe Europën gjatë ditës së sotme dhe tha se ka marrë sinjale të rëndësishme nga SHBA për këto garanci.

Sipas tij, detajet e këtyre garancive të sigurisë do të punohen brenda 10 ditësh.

SHBA-të ofruan që takimi trilateral të zhvillohej sa më shpejt të ishte e mundur, ka vazhduar ai.

“Ukraina nuk do të ndalojë kurrë në rrugën drejt paqes dhe jemi të gatshëm për çdo format takimi,” tha Zelenskyy.

afc