20% e Ukrainës e pushtuar nga Rusia? Zelensky sfidon hartën e Trumpit: E njoh më mirë përqindjen!

2
20%-e-ukraines-e-pushtuar-nga-rusia?-zelensky-sfidon-harten-e-trumpit:-e-njoh-me-mire-perqindjen!
20% e Ukrainës e pushtuar nga Rusia? Zelensky sfidon hartën e Trumpit: E njoh më mirë përqindjen!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se pati një diskutim të gjatë me Presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një hartë të shfaqur në Zyrën Ovale që tregonte territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
“Debatova për përqindjen në hartë, sepse e njoh shumë mirë këtë përqindje,” tha ai.

Megjithatë, të dy liderët zhvilluan një “bisedë të ngrohtë dhe domethënëse” për këtë çështje, shtoi Zelenski.

“Nuk është e mundur të thuhet se kaq shumë territor është marrë në këtë moment. Këto pika janë të rëndësishme,” tha ai.

Presidenti Donald Trump i prezantoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një hartë të madhe që tregonte se 20 për qind e vendit të tij është nën kontrollin rus.