CNN: Donald Trump meriton të jetë kandidat për Çmimin Nobel për Paqe! Ajo që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ditë e mirë për Ukrainën

4
cnn:-donald-trump-meriton-te-jete-kandidat-per-cmimin-nobel-per-paqe!-ajo-qe-ndodhi-ne-shtepine-e-bardhe,-dite-e-mire-per-ukrainen
CNN: Donald Trump meriton të jetë kandidat për Çmimin Nobel për Paqe! Ajo që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ditë e mirë për Ukrainën

Në një analizë të publikuar në faqen e saj, CNN e cilëson ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë si “më të mirën për Ukrainën prej kohësh” dhe i atribuon presidentit amerikan Donald Trump merita për qasjen e tij ndaj konfliktit.

Sipas rrjetit, Trump arriti një moment historik, “duke shpëtuar Ukrainën, duke forcuar sigurinë e Evropës dhe duke treguar se është realisht kandidat për Çmimin Nobel për Paqe”. Kujtohet se edhe Hillary Clinton kishte thënë më herët se do ta mbështeste Trump për Nobelin, nëse ai arrin një marrëveshje për armëpushim pa humbje territoriale dhe me perspektivën e tërheqjes ruse nga zonat e pushtuara.

Takim historik me liderët evropianë

Në Uashington u mblodhën edhe udhëheqësit evropianë, të cilët, pavarësisht dallimeve politike, u shfaqën më të bashkuar se kurrë. CNN e krahasoi atmosferën me takimet e mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, duke nënvizuar se shmangia e përplasjeve mes palëve është tashmë një arritje e rëndësishme.

Gjatë mbrëmjes, Trump përmendi mundësinë e një takimi trepalësh mes tij, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, i cili mund të hapë rrugën për negociata të drejtpërdrejta.

Kancelari gjerman Friedrich Merz la të kuptohet se një takim i tillë mund të ndodhë brenda dy javësh, ndërsa presidenti i Finlandës Alexander Stubb deklaroi se “është bërë më shumë përparim kohët e fundit se në 3 vite e gjysmë”.

Çështja e garancive të sigurisë

Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni propozoi një mekanizëm të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, por analistët theksojnë se është e vështirë që Putin ta pranojë një marrëveshje që i afrohet statusit të një anëtari të aleancës, kur lufta e tij ka pasur si synim pikërisht ndalimin e hyrjes së Ukrainës në NATO.

Rreziku i “shkëmbimit të territoreve”

Një tjetër pikë e ndjeshme është ajo e territoreve. CNN vëren se pas termit “shkëmbim territoresh” qëndron përpjekja e Rusisë për të fituar përmes negociatave zona që nuk ka arritur t’i marrë ushtarakisht, si rajoni i Donbasit. Një kompromis i tillë, sipas analizës, do të sillte konflikte të reja në të ardhmen dhe do të detyronte mijëra ukrainas të braktisin shtëpitë e tyre.

CNN përfundon se nisma e Trump është treguesi më serioz deri tani se ai dëshiron vërtet t’i japë fund luftës, por mbetet për t’u parë nëse garancitë, çështja territoriale dhe reagimi i Rusisë do ta çojnë procesin drejt paqes apo drejt një ngërçi të ri.

afc