Ky është 61-vjeçari që u kap me 17 kg drogë në banesë, e merrte në Maqedoninë e Veriut! (FOTO)

3
ky-eshte-61-vjecari-qe-u-kap-me-17-kg-droge-ne-banese,-e-merrte-ne-maqedonine-e-veriut!-(foto)
Ky është 61-vjeçari që u kap me 17 kg drogë në banesë, e merrte në Maqedoninë e Veriut! (FOTO)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Shkëlqim Krrashin, 61 vjeç, i cili akuzohet se e kishte shndërruar banesën e tij në Yzberisht në një “laborator” droge.

Sipas burimeve hetimore, Krrashi përgatiste lëndët narkotike në shtëpi dhe më pas i shpërndante në zonë. Hetimet zbuluan se ai siguronte kanabisin dhe vajin e tij nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kokainën e tregtonte me doza të vogla. Në të njëjtën kohë, kanabisin dhe vajin narkotik i shiste me shumicë.

Policia theksoi se 61-vjeçari nuk kishte precedentë penalë më parë, por aktiviteti i tij i paligjshëm është zbuluar pas një operacioni të mirëorganizuar në terren.

afc