Fidani prek zemrat me dedikimin për nënën e ndjerë

2
fidani-prek-zemrat-me-dedikimin-per-nenen-e-ndjere
Fidani prek zemrat me dedikimin për nënën e ndjerë

Këngëtari i njohur Fidan Gashi, vazhdon të mbetet aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij jo vetëm momente nga karriera muzikore.

Fidani ka folur hapur në intervista për dhimbjen e madhe që ka përjetuar pas humbjes së nënës së tij, një plagë që, siç e thotë shpesh vetë, nuk shërohet me kohën.

Pavarësisht suksesit në muzikë dhe dashurisë së publikut, mungesa e nënës mbetet një boshllëk i pazëvendësueshëm në jetën e tij.

Së fundmi, ai ka prekur thellë zemrat e mijëra ndjekësve në Instagram përmes një postimi emocional, ku ndau një poezi, dedikuar pikërisht nënës së ndjerë.