Zhduket pa lënë gjurmë zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t! Mesazhi i fundit që Daniel Shima u dërgoi familjarëve

1
zhduket-pa-lene-gjurme-zv.drejtori-i-pergjithshem-i-akshi-t!-mesazhi-i-fundit-qe-daniel-shima-u-dergoi-familjareve
Zhduket pa lënë gjurmë zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t! Mesazhi i fundit që Daniel Shima u dërgoi familjarëve

Familjarët e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima, kanë denoncuar në Komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të.

Sipas tyre, Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin, por pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.

Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërkohë, sipas News 24, policia po kryen sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohet se ndodhej Shima, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.