‘Jet ski’ i policisë niset të shpëtojë pushuesin, por përplaset me një mjet lundrues

2
‘jet-ski’-i-policise-niset-te-shpetoje-pushuesin,-por-perplaset-me-nje-mjet-lundrues
‘Jet ski’ i policisë niset të shpëtojë pushuesin, por përplaset me një mjet lundrues

Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas.

Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.