Njoftoi familjarët se po e arrestonin dhe u zhduk për rreth 10 orë, ku u pa për herë të fundit Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i AKSHI-t? Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

3
njoftoi-familjaret-se-po-e-arrestonin-dhe-u-zhduk-per-rreth-10-ore,-ku-u-pa-per-here-te-fundit-daniel-shima,-ish-zevendes-drejtori-i-akshi-t?-cfare-filmuan-kamerat-e-sigurise
Njoftoi familjarët se po e arrestonin dhe u zhduk për rreth 10 orë, ku u pa për herë të fundit Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i AKSHI-t? Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Policia e Tiranës nuk ka mundur ende të hedhë dritë mbi humbjen e mistershme të kontakteve me familjen të Daniel Shimës, ish-zëvendes drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit.

Të mërkurën nëna e 34-vjecarit denoncoi në komisariatin nr. 1 se kishte humbur kontaktet me të birin. Denoncimi u bë pas nëna e Shimës, ishte informuar nga partnerja dhe njëherazi avokatja e të birit, se ai i kishte shkruar një mesazh me tekstin “po me arrestojnë”.

Pasi familjarët verifikojnë se ish-zyrtari i lartë i AKSHIT nuk ishte arrestuar për ndonjë vepër penale, denoncojnë humbjen e kontakteve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga verifikimet rezulton se Shima ngjitej në makinën e tij në qytetin studenti ku është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është ndjekur deri në dalje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Pas dhjetë orësh, kur policia sekuestroi dhjetëra kamera sigurie dhe mori në pyetje persona që mund të kishin dijeni, Daniel Shima u kthye dhe tha se ishte larguar me dëshirë, pas një konflikti me partneren e tij.

Por, ai nuk dha asnjë shpjegim ku qëndroi përgjatë atyre 10 orëve, cilët janë personat që takoi, përse udhëtoi në drejtim të Elbasanit si dhe më thelbësorja përse i shkroi mesazh partneres së po me arrestojnë.