E RËNDË! Gjendet i vdekur një 33-vjeçar, dyshohet se…

4
e-rende!-gjendet-i-vdekur-nje-33-vjecar,-dyshohet-se…
E RËNDË! Gjendet i vdekur një 33-vjeçar, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku një 33-vjeçar u gjend i pajetë nga familjarët e tij.

Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se viktima dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi shkaqet e mundshme të vdekjes.

Njoftim i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në Fushë-Bulqizë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dyshohet i vetëvarur, shtetasi A.D., 33 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.