“Babai im po përballet me luftën mes jetës dhe vdekjes”- Aktori i njohur Naum Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij kritika Teatrit Kombëtar: As dy rreshta tekst për solidaritet

4
“babai-im-po-perballet-me-luften-mes-jetes-dhe-vdekjes”-aktori-i-njohur-naum-shundi-ne-gjendje-te-rende,-vajza-e-tij-kritika-teatrit-kombetar:-as-dy-rreshta-tekst-per-solidaritet
“Babai im po përballet me luftën mes jetës dhe vdekjes”- Aktori i njohur Naum Shundi në gjendje të rëndë, vajza e tij kritika Teatrit Kombëtar: As dy rreshta tekst për solidaritet

Familjarët e aktorit dhe regjisorit të njohur, Naun Shundi, kanë reaguar sërish duke bërë me dije se artisti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza e tij, Rea Shundi, në një postim në rrjetet sociale ka shprehur indinjatën e saj ndaj Teatrit Kombëtar, që sipas saj ka heshtur përballë kësaj situate të vështirë, ndonëse artisti i ka dhënë mbi 46 vite punë dhe krijimtari këtij institucioni.

“Babi im po përballet me luftën më të madhe, mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë, edhe armiku bëhet më i ndjeshëm. Por kjo nuk ndodhi me Teatrin Kombëtar. Institucioni ku babi im i dha jetë e frymë shumë personazheve, sot hesht. As dy rreshta tekst për të. Sa trishtim!”, shkruan ajo.

Aktori aktualisht ndodhet në një spital në Francë, ku po trajtohet për sëmundjen e rëndë nga e cila vuan. Familjarët kanë pranuar se kostot e kurimit janë shumë të larta dhe se nuk arrijnë t’i përballojnë dot financiarisht.

Për këtë arsye, ata kanë hapur një llogari në platformën “Gofundme”, me qëllim mbledhjen e fondeve të nevojshme për mjekimin e tij.