“Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit

3
“isha-ne-jug”/-gazetarja:-kamerat-e-sigurise-e-regjistruan-daniel-shimen-ne-tunelin-e-elbasanit
“Isha në jug”/ Gazetarja: Kamerat e sigurisë e regjistruan Daniel Shimën në tunelin e Elbasanit

Detaje të reja janë zbardhur mbi zhdukjen e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, për rreth 10 orë.

Shima kishte thënë se ishte në jug të vendit, por kamerat e sigurisë e regjistruan në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala në News 24, deklaroi se Shima është një person që di shumë informacione, ndaj zhdukja e tij duhet hetuar deri në fund.

Sipas saj, gjatë 10 orëve, persona të interesuar që ai të heshtë mund të kenë pasur kohë të ndërhyjnë. Lala shtoi se kohët e fundit Shima kishte kërkuar para me fajde, gjë që tregon se gjërat nuk i kishin shkuar mirë.

“Daniel Shima konsiderohej truri kryesor i AKSHI-t. Kontaktin e fundit e pati me partneren e tij. Ai ishte në Borsh dhe gjatë kthimit kishte blerë vezë. Dje shkoi tek shtëpia e gjyshes. Partneres i dërgoi vetëm një mesazh se po më arrestojnë. Nga ky moment u dha alarmi. Kamerat e sigurise e tregojnë edhe në Tiranë deri tek tuneli i Elbasanit. Ai tha se kishte konflikt me partneren, por nuk ka dhënë shpjegime për vendndodhjen, personat që takoi dhe arsyen e mesazhit,” tha Lala.