Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

2
pjese-e-nje-rrjeti-trafiku,-arrestohet-27-vjecari-shqiptar/-ne-makine-dhe-banese-i-gjenden-mbi…
Pjesë e një rrjeti trafiku, arrestohet 27-vjeçari shqiptar/ Në makinë dhe banesë i gjenden mbi…

Një 27-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e Perugia, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve.

I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, ai u lokalizua dhe prangos në një parking, ndërsa po drejtonte makinën.

Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Por një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane.

Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm blerësish dhe një rrjet të strukturuar mirë të trafikimit të drogës në zonë.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të shqiptarit nga Italia.