E trishtë/ Ndahet nga jeta drejtoresha e fshatrave SOS për fëmijët në Shqipëri

4
e-trishte/-ndahet-nga-jeta-drejtoresha-e-fshatrave-sos-per-femijet-ne-shqiperi
E trishtë/ Ndahet nga jeta drejtoresha e fshatrave SOS për fëmijët në Shqipëri

Është ndarë para kohe nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri.

Lajmin e trishtë e bëri fillimisht publik drejtoria ku ajo punonte.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe në zemër, ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme nga jeta të znj. Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri” ishte mesazhi i Fshatrave SOS të Fëmijëve Shqipëri.

Lajmin e trishtë e ndau edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. – “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adeles, një profesioniste e çmuar në fushën e kujdesit për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe përfaqësuese e nderuar e Fshatrave SOS.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e Fshatrave SOS, që sot ndjejnë mungesën e një njeriu të përkushtuar, i cili për 22 vite me radhë u gjend pranë fëmijëve dhe të rinjve, duke u dhuruar dashuri dhe kujdes.

U prehsh në paqe, Adela Sefa!” – shkroi Koçiu në mesazhin e saj të ngushëllimit.