Këtë të premte qytetarët e Durrësit u zgjuan mes reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në disa rrugë të qytetit. Sipas informacioneve të para, uji po tërhiqet gradualisht dhe situata po stabilizohet.
Edhe kryeqyteti, Tirana, u përfshi nga reshjet e dendura, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por duket se moti po qetësohet dhe rrugët po lirohen nga uji.
Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes në qarkullim dhe paralajmërojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara deri në normalizimin e plotë të situatës.