Zbardhet emri i personit të arrestuar nga aksioni “blic” në Korçë, 43-vjeçari u kap me pistoletë me fishekë në fole

4
zbardhet-emri-i-personit-te-arrestuar-nga-aksioni-“blic”-ne-korce,-43-vjecari-u-kap-me-pistolete-me-fisheke-ne-fole
Zbardhet emri i personit të arrestuar nga aksioni “blic” në Korçë, 43-vjeçari u kap me pistoletë me fishekë në fole

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar sot në qytetin e Korçës, ku forcat operacionale të Policisë së Shtetit ndërhynë në qendër të qytetit për kapjen e një personi të dyshuar.

Burime bëjnë me dije se i ndaluari është identifikuar si Ramadan Zoto, 43 vjeç, i cili është arrestuar për llogari të Drektorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë kontrollit, Zoto është kapur me një pistoletë me fishekë në fole, çka e ka bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga forcat e operacionales për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Ndërkohë, mësohet se aksioni policor në qytetin e Korçës vijon ende, dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve të tjera në kuadër të hetimeve.