Cërrik 22 Gusht, 20250
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik shpallën në kërkim shtetasin T. H., 70 vjeç, i dyshuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, 62 vjeçe.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e dhunës, gruaja ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.