“Është abuzim!”/ Këngëtari i njohur shpërthen keq kundër celularëve për fëmijët: Si t’u japësh dr*gë…

3
“eshte-abuzim!”/-kengetari-i-njohur-shperthen-keq-kunder-celulareve-per-femijet:-si-t’u-japesh-dr*ge…
“Është abuzim!”/ Këngëtari i njohur shpërthen keq kundër celularëve për fëmijët: Si t’u japësh dr*gë…

Këngëtari i njohur britanik, Robbie Williams, ka marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien e tyre me një formë abuzimi.

Në një intervistë për ITV News, këngëtari dhe babai i katër fëmijëve u shpreh se nuk ka ndërmend t’u japë celularë për një kohë sa më të gjatë.

“Ata nuk kanë telefona. Nuk do të kenë telefona për aq kohë sa të jetë e mundur nga ana njerëzore. Dhe e dini, ata do të thonë: ‘Unë jam në shkollë, të gjithë të tjerët kanë telefon, pse të mos kem edhe unë?’ Por përgjigjja ime është e ashpër: Jo. Është kaq e thjeshtë”, tha Williams.

Ai shtoi se edhe vetë, në moshën 51-vjeçare, e ka të vështirë të përballojë presionin e internetit.
“Jam 51 vjeç, nuk mund ta përballoj natyrën gërryese të internetit. Ma prish ditën. Si mund t’ia jap këtë ‘drogë’ një fëmije 12-vjeçar apo 7-vjeçar? Është abuzim.”

Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, janë prindër të katër fëmijëve: Theodora “Teddy” Rose, Charlton “Charlie” Valentine, Colette “Coco” Josephine dhe Beau Benedict Enthoven. Çifti ka zgjedhur t’i mbajë fëmijët sa më larg syrit publik, përveç Teddy-t që mori pjesë në dasmën e Princeshës Eugenie në vitin 2018.

Williams ka nisur turneun e tij “Britpop” në maj, ndërsa albumi me të njëjtin titull pritet të publikohet më 10 tetor.