
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Mediat portugeze zbulojnë se çifti ka nënshkruar një kontratë paramartesore që parashikon shuma marramendëse në rast divorci.
Sipas revistës “TV Guia”, marrëveshja është firmosur pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina, dhe garanton që Georgina, në rast ndarjeje, të përfitojë: 100 mijë euro pension të përjetshëm në muaj dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në Madrid, me vlerë 5.2 milionë euro.
Jy dokument synon të sigurojë stabilitetin financiar të Georginës dhe fëmijëve të çiftit, pavarësisht rrethanave të së ardhmes.
Me një pasuri që kalon 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo mbetet sportisti më i paguar në botë. Vetëm nga kontrata me Al-Nassr ai përfiton rreth 230 milionë dollarë në vit, pa llogaritur dhjetëra milionë nga sponsorët dhe reklamat.
Historia e dashurisë së tyre nis në vitin 2016, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan në Madrid.
Sot, pas dy binjakësh nga nënë surrogate, dy vajzave dhe një djali që humbi jetën gjatë lindjes, Ronaldo dhe Georgina po hedhin hapin e madh drejt martesës.