

Reperi i njohur shqiptar, Marin, ka ndarë me ndjekësit një lajm shumë të rëndë dhe të dhimbshëm.
Ai ka njoftuar se djali i tij i porsalindur ka ndërruar jetë, duke prekur thellë fansat dhe publikun.
Në një postim në Instagram, Marini shkroi:
“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë”.
Marini dhe bashkëshortja e tij, Alba, janë prindër të tri vajzave – Milana, Melody dhe Marina – ndërsa pritja për të pasur djalin e parë fatkeqësisht përfundoi me këtë humbje tragjike.