Merr fund arratia 5-vjeçare e supermashtruesit/ E ndaluan për një bisht cigareje, zbulojnë se vodhi 13 mln $…

3
merr-fund-arratia-5-vjecare-e-supermashtruesit/-e-ndaluan-per-nje-bisht-cigareje,-zbulojne-se-vodhi-13-mln-$…
Merr fund arratia 5-vjeçare e supermashtruesit/ E ndaluan për një bisht cigareje, zbulojnë se vodhi 13 mln $…

Pesë vitet e arratisë morën fund për një burrë të akuzuar se krijoi një skemë mashtrimi me kriptovaluta në vlerën e miliona dollarëve.

Ai u arrestua pranë një stacioni treni në Seul, njoftoi sot policia pasi kishte hedhur në tokë bishtin e cigares, por u bënë dyshues kur ai iu lut që “ta falnin këtë herë” dhe u përpoq të arratisej. Burri gjithashtu refuzoi të tregonte dokumentin e identitetit, bëri sikur po merrte një telefonatë dhe u ofroi policëve para në këmbim të lënies së lirë.

Gjatë marrjes në pyetje, policia zbuloi se ai ishte i shpallur në kërkim për mashtrimin e 17.7 miliardë wonëve (13 milionë dollarë; 9.5 milionë paund) nga 1,300 persona përmes një skeme me kriptovaluta.

I dyshuari, rreth të 60-ave, ka një urdhër arresti aktiv me 10 akuza. Ai tashmë i është dorëzuar Prokurorisë së Distriktit Jugor të Seulit, e cila po drejton hetimet ndaj tij. Rritja e krimeve të lidhura me kriptovalutat ka ngritur shqetësime në mbarë botën.

Sipas firmës së analizës së blockchain Chainalysis, platformat e kriptovalutave humbën 2.2 miliardë dollarë nga vjedhjet gjatë vitit 2024, ndërsa aktorët e paligjshëm morën rreth 40.9 miliardë dollarë në kriptovaluta.

Vetëm vitin e kaluar, policia e Koresë së Jugut arrestoi mbi 200 persona për vjedhjen e 240 milionë dollarëve – në atë që besohet të jetë mashtrimi më i madh i investimeve në kriptovaluta në vend.