“Ai pa mesazhin në telefon”/ DETAJE, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

3
“ai-pa-mesazhin-ne-telefon”/-detaje,-si-nisi-sherri-mes-ciftit-shqiptar-ne-greqi,-qe-perfundoi-ne-tragjedi
“Ai pa mesazhin në telefon”/ DETAJE, si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

I varur nga droga, me probleme psikiatrike dhe i “verbuar” nga xhelozia! Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje të jashtëmartesore.

Ky është përshkrimi që mediat greke japin mbi vrasjen makabre të Manjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, ditën e sotme, në Volos të Greqisë. Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.

Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.

Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës. Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.

Sa i përket krimit të sotëm, përveç fëmijëve të çiftit, dëshmitarë ishin dhe fqinjjët.

“Dëgjova fëmijët, duke vrapuar poshtë shkallëve. E pashë në verandë, duke vrapuar. Pastaj, dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar”-, thanë ata.

Një fqinj i çiftit përshkruan për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.

“Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte këtu me një mjet të mprehtë në duar duke shkuar në anën tjetër dhe duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur”, shton një tjetër banor i zonës.

40-vjeçari, me goditje të përsëritura me një thikë, i mori jetën gruas së tij para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç, duke kapluar një qytet të tërë në zi.

Vajza e madhe deklaroi se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, kur më pas 40-vjeçari mori një thikë dhe e ka goditur në qafë dhe shpinë.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe autori e sulmoi 36-vjeçaren me një thikë. Ajo vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua mbi një vetratë xhami, duke e thyer dhe duke marrë plagë edhe prej copave të tij.

Pasi la pas trupin e përgjakur të gruas së tij, autori i krimit iku në Rrugën “Gladstone”. Sipas burimeve nga Spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë mbi xham.

Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm, teksa njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.