Tragjedi në ishullin grek, 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile! Arrestohet nëna e së miturës

3
tragjedi-ne-ishullin-grek,-4-vjecarja-shqiptare-gjendet-e-mbytur-ne-pishinen-e-nje-vile!-arrestohet-nena-e-se-mitures
Tragjedi në ishullin grek, 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile! Arrestohet nëna e së miturës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë.

Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00.

Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat.

Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën. Në atë kohë, turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty.

Policia u njoftua menjëherë dhe e mitura u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa sukses.

Ndërkohë, nëna e 4-vjeçares ndodhet në komisariatin e Paksos dhe pritet të dalë para prokurorit.