Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

4
plagosi-rende-29-vjecarin,-arrestohet-shtetasi-turk,-shkaktar-i-aksidentit-ne-ksamil
Plagosi rëndë 29-vjeçarin, arrestohet shtetasi turk, shkaktar i aksidentit në Ksamil

Eshtë arrestuar shtetasi turk Demun Tunahan 30 vjeç banues në Stamboll pasi mbrëmjen e së premtes aksidentoi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta, nga Dibra, banues në Itali.

Ngjarja ndodhi pranë një pike karburanti në rrugën “Butrinti”, ku automjeti tip Nissan me targa AB590NA, i drejtuar nga shtetasi turk, i preu rrugën një motori që drejtohej nga Mario Selishta, 29 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banues në Itali.

29-vjeçari, i cili ndodhej me pushime në Ksamil, u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, i riu ka pësuar politrauma dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.