“Qen i pabesë, të kalbet në burg!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, reagon motra e viktimës: E dh*nonte atë bashkë me fëmijët! Nuk ishte i sëmurë

3
“qen-i-pabese,-te-kalbet-ne-burg!”-vrasja-e-36-vjecares-nga-bashkeshorti-ne-greqi,-reagon-motra-e-viktimes:-e-dh*nonte-ate-bashke-me-femijet!-nuk-ishte-i-semure
“Qen i pabesë, të kalbet në burg!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, reagon motra e viktimës: E dh*nonte atë bashkë me fëmijët! Nuk ishte i sëmurë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen tragjike që tronditi zonën e Volsoit një ditë më parë në Greqi, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, masakroi me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci.

Motra e viktimës, ka reaguar për herë të parë për mediat dhe ka zbuluar se Pandeli Nakoleci herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj katër fëmijëve.

Në një prononcim për Euronews Albania, ajo ka zbuluar se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.

“Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte. Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh”, ka thënë ajo.

Nga mediat greke, raportohet se Pandi Nakoleci vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe lidhur me këtë pretendim, motra e viktimës sqaron se analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që ai të kishte probleme mendore.

“Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët”, është shprehur ajo.

Në fund ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar.

“Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të ngordh në burg,” deklaroi motra e viktimës.

E kaluara e errët kriminale dhe probleme mendore

Sipas një deklarate zyrtare të policisë greke, autori ka një të kaluar të ngarkuar kriminale dhe historik të problemeve të shëndetit mendor:

• 2013: Arrestuar për falsifikim dokumentesh dhe hyrje të paligjshme në Greqi
• 2018: Dënuar me 1 vit burg për deklarata të rreme.
• 2019: Arrestuar dy herë për posedim droge.
• 2020: Dënuar me 4.5 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

Në qershor të këtij viti, Nakoleci u shtrua me urdhër prokurorie në një klinike psikiatrike në Spitalin e Volosit, pasi kishte tentuar vetëvrasjen. Mjekët përcaktuan se ai kishte nevojë për trajtim të detyrueshëm dhe ai kishte qëndruar i shtruar për disa kohë.

Vrasje para fëmijëve të mitur

Krimi ndodhi në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoaleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Pas krimit, 40-vjeçari është arratisur dhe policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në Volos dhe zonat përreth. Kufijtë janë vënë në vëzhgim dhe bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është i mundshëm, në rast se ai përpiqet të largohet nga vendi.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit.

Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas u largua menjëherë.

Vajza tha për median gegonota.neës se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.

“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”

Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç. Policia greke po vazhdon ende kërkimet intensive për arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.