
Elbasani është pushtuar sot nga një mot i pazakonshëm, me erë të fortë dhe e shoqëruar nga një rrebesh shiu.
Reshje të fuqishme kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth.
Automjetet kanë ndezur sinjalet e makinave dhe kanë ulur shpejtësinë, teksa është vështirësuar ndjeshëm edhe lëvizja në rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe krijimit të turbullimit të pamjes.